Ish drejtori i Financave gjatë qeverisjes së Bekim Jasharit, Kastriot Gashi është larguar nga komuna e Skenderajt ku kishte punuar si zyrtar civil në drejtorinë e Financave.
Ai tani është pranuar në Ministrinë e Financave në Prishtinë përmes një konkursi të brendshëm.
Gjatë kohës sa ishte drejtor i Financave në qeverisjen Jashari, Gashi ishte mjaft aktiv dhe krah i djathtë i kryetarit Jashari.
Profesionalizmi, thjeshtësia, afërsia me qytetarët dhe qasja pro aktive ishin karakteristikat e drejtorit Gashi.
Redaksia e RTV Okarina i uron z. Gashi suksese në punën e re dhe inkurajon që të vazhdojë kontributin për shtetin tonë.
Njoftimi i tij i plotë:
“Sot është dita ime e fundit e punës në Komunën e Skenderajt.
Gjithë këto vite të angazhimit tim, jam munduar që fillimisht të jem njeri i mirë dhe pastaj punëtor i mirë.
Pafundësisht jam falenderues ndaj Kryetarit Bekim Jashari që me besimin e madh ndaj meje më emëroj Drejtor të Buxhetit dhe Financave në mandatin e tij, e ku me një bashkëpunim të sinqertë arritëm edhe suksese të shumta.
Gjithashtu një falenderim të madh për gjithë bashkëpunëtoret e mi ndër vite, u jam shumë mirënjohës për gjithë kontributin tuaj të ndershëm në kryerjen e detyrave tona të përbashkëta për të mirën e qytetarëve.
Ky nuk është një status lamtumire, por një status për t’ju thënë mirupafshim atëhere kur idealet tona përputhen.
Me respekt, Kastriot Gashi.”