“Albin Kurti është kategorinë e njerëzve të rrezikshëm për Amerikën, sipas meje ai është pjesë e listës ‘no fly’”, ka deklaruar Florin Krasniqi, ish-financues dhe ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke shpjeguar udhëtimet në Amerikë, që ai ka pasur bashkë me Albin Kurtin, Kransiqi thotë se në bindjen e tij të bazuar, Kyreministri Kurti bën pjesë në “no fly” listë.
“Janë dy kategori, kategoria e listës së zezë – “black list” dhe kategoria e njerëzve që janë të rrezikshëm për të hypur në aeroplan ‘no fly list’”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Sipas tij, kjo është përshtypje e tij e gabuar, ngase sic thotë “unë nuk kam parë dokument, se ata nuk ta kallxojnë atë dokument kërkujt”.
Ai thotë se gjatë udhëtimeve që ka pasur me Kurtin në Amerikë, i ka ndodhur më shumë se njëherë që ia kanë ndërruar vendin. Pra, sipas tij, në biletat e caktuara ishte paraparë që ata të uleshin bashkë në karriget e aeroplanit, por atij ia kanë ndërruar vendin disa herë.
“Kur ta ndrrojnë emrin që e ki të konfirmum, të jepin arsye. Mu ma kanë ndrru ma shumë se ni herë karrigen, pas kontrollave detale që na i kanë bërë. Kontrollave shumë të gjata, me disa orë”, tha ai.
I pyetur se kush është ulur afër Kurtit, kur atij ia ka ndërruar vendin, “marshall man i ‘no fly’ list”, përgjigjet ai, duke spjeguar se marshalli në këtë rast është personi që e shoqëron dikë që është pjesë e listës, që sipas Krasniqit konsiderohet i rrezikshëm.