Institucionet shtetërore i përgjigjen negativisht njoftimit të Petkoviq për ta viztuar Kosovën

 

Zyra Serbe për Kosovën ka bërë të ditur që institucionet në Prishtinë i janë përgjigjur negativisht njoftimit të shefit të kësaj zyreje, Petar Petkoviq për ta vizituar Kosovën sot dhe nesër.

Nga kjo zyrë thonë se qëllimi i vizitës ishte për të takuar popullatën serbe dhe për të biseduar me ta.

 

 

“Është e qartë që qeveria e re në Prishtinë do të përdorë çdo justifikim të mundshëm, përfshirë situatën me virusin korona, për të imponuar një politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, thuhet në njoftimin e Zyre Serbe për Kosovën.

 

/RTV-Okarina/