Inspektorati i punës vërteton shkeljet në shkarkimin e Arben Veliut nga “EKO NATYRA” (Vendim)

Bordi Drejtorëve të Ndermarrjes Publike Lokale në Skenderaj me datë 14.06.2022, kishte marrë vendim për shkarkimin pa asnjë verejtje paraprake ish kryshefin ekzekutiv të saj, Arben Veliun. Në atë kohë z. Veliu kishte deklaruar që largimi i tij ishte politik dhe pa asnjë arsye tjetër.

Për këtë vendim ai kishte bërë ankesë tek inspektorati i punës, i cili tashmë ka vertetuar shkeljet e bëra nga Bordi duke deklaruar që vendimi i bordit është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim edhe me kushtetuten e shtetit, pasi që paraprakisht ndaj ish kryeshefit nuk është bërë asnjë shkelje dhe nuk është asnjë verejtje, shkruan Okarina Press.

Ky vendim i inspektoratit të punës edhe njëherë verteton shkeljet e pushtetit aktual dhe menyren se si ata qeverisin me qytetin e Skenderajt.

Me shpalljen e vendimit ka reaguar edhe vetë i dëmtuari, Arben Veliu, i cili në rrjetin social facebook ka shkuar:

“Të nderuar!

Përmes këtij postimi në facebook dua të ju informoj se sot, kam pranuar Vendimin nga Inspektorati i Punës, lidhur me vendimi e bordit të NPL “Eko Natyra” Sh.A të datës 14.06.2022, me nr. protokolli 119/022 për shkarkimin tim.
Ky Vendim, ankesën time e vlerëson si TË BAZUAR. Rrjedhimisht Bordi i NPL “Eko Natyra”, me rastin e shkarkimit tim, ka shkelur ligjin në disa pika. Disa paragrafë të këtyre shkeljeve ligjore nga Bordi në fjalë mund t`i shihni në fotot e më poshtme.
Nuk ka më marrëzi se sa të gjykosh për diçka që nuk e njeh. T’i shkelësh ligjet, duke u thirrë në to, është vepër penale.
Të nderuar miq, shokë dhe ju familjar, ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe besimin që kishit tek unë. Gjithashtu, falënderoj për punën dhe profesionalizmin avokatin z. Arber Fazliu.
Me respekt: Arben Veliu”