Infermieri Duraku kerkesë institrucioneve shtetërore për pagesën e ndërrimit të natës dhe punës gjatë vikendeve

 

Infermieri Enlirat Duraku ka dorëzuar kërkesë për disa nga institucionet në vend në lidhje me pagesën e ndërrimit të natës, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë për infermierë.

Duraku ka bërë të ditur se kërkesën ai ka dorëzuar: Kryeministrit Albin Kurti; Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia; Kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetares së Komisioni për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxh –Kollçaku.

 

Edhe pse nuk i’u është bashkangjitur askush prej infermierëve në grevë, Duraku tha se do të vazhdojë grevën deri në realizim të kërkesës pavarësisht pasojave që do t’i sjellë.

 

 

“Sot është dita e 14 e grevës së urisë ndërsa e katërta e etjes. Me vite kërkesat e infermierëve janë neglizhuar nga të gjitha institucionet”.

“…kam dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës për ndërrimet e natës, pagesën për rrezikshmërinë e natës, si dhe pagesat për infermierët. Unë e di që shteti nuk i nënshtrohet një individi unë nuk kërkojë nënshtrim por vetëm të vlerësohet puna e infermierëve të cilët edhe ta kanë humbur jetën nga Covid-19”.

“Në grevë nuk janë bashkuar, i kam ftuar në grevë. Procesioni i infermierit është human. Ashtu siç i kam dorëzuar edhe në komisionet përkatëse, grevën nuk do ta ndali deri në realizim të kërkesave”.

\RTV-Okarina\