Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, ka thënë që është i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.
Ai ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me Pandeminë COVID-19.
“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë Sylejmani.
\RTV-Okarina\