Biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar, Gani Dreshaj ka takuar një nga investitorët potencial gjerman në Kosovë.
Dreshaj ka konfirmuar se Gjermania është e interesuar për investime në Kosovë edhe në sektorin e metalurgjisë.
Por, ai ka thënë se ka barriera në këtë drejtim dhe se duhet bërë më shumë që të joshen kompanitë e huaja për investime në Kosovë.
“Kam pritur mbrëmë në një takim miqësor, një nga investitorët potencial në Kosovë, Dieter Hennecke. I nderuari Hennecke më ka konfirmuar interesimin që ka industria metalurgjike gjermane për investime në minierat e Kosovës. Një nga kompanitë e interesuara për investime është edhe gjiganti gjerman e botëror, Thyssen Krupp.
Në këtë industri ka patur interesim edhe në të kaluarën për investime, ka edhe sot, por edhe më tutje ka barriera e pengesa të kota për mundësinë e investimeve. Kemi diskutuar edhe një nga problemet bazike që është aktualisht në Kosovë në këtë industri, sigurimi i lëndës së parë. Bashkë me Hennecken do të intensifikojmë takimet dhe bashkëpunimin në mënyrë që investimet gjermane të jenë prezente në Kosovë” shkruan Dreshaj në njoftim.
\RTV-Okarina\