India regjistron mbi 300 mijë vdekje nga COVID-19

 

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Indi ka kaluar mbi 300 mijë ndërsa vendi po vazhdon të ndeshet me pandeminë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë pasi shumë vdekje nuk regjistrohen zyrtarisht.

India ka regjistruar 26 milionë raste dhe tani është epiqendra e pandemisë globale.

 

 

Vendi është gjithashtu i treti në botë që regjistron më shumë se 300,000 vdekje – pas ShBA-së dhe Brazilit.

U desh më pak se një muaj për të regjistruar 100,000 vdekjet e fundit.

Një valë e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit, me spitalet që luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve dhe me barnat kritike dhe oksigjenin që mbaron, shkruan BBC.