Një incident gjatë orarit të punës i ka ndodhur dje një punëtori të kompanisë ‘MaxTv’ në Skenderaj. Derisa po intervenonte në një shtyllë druri, në Lagjen ‘1’, punëtori është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin burime brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar në këtë qendër për trajtim.
Për shkak të lëndimeve serioze, mjekët e kësaj qendre kanë udhëzuar që i lënduari të transportohet për në Spitalin rajonal të Mitrovicës, për të vazhduar trajtimin mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur dje në orët e pasdites, në rrugën “Ahmet Delia” të lagjes ‘1’ në Skenderaj.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar lidhur me këtë rast.