Imami kosovar komenton prezencën e një gruaje me shami në takim: SHBA-ja është djepi i demokracisë
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka komentuar takimin e krerëve të shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë edhe një grua me mbulesë.
Sipas tij, SHBA-ja është djepi i demokracisë, dhe si e tillë duhet të jetë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare.
Postimi i plotë:
Sekretari Amerikan Antony Blinken, sot ka mirëpritur delegacionin e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke patur në tavolinën e tij zyrtare një grua muslimane e cila e bartë me krenari shaminë edhe gjatë këtij takimi dypalësh.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare, në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna.