Imami kosovar, Labinot Maliqi ka njoftuar që është kërcënuar me vdekje.
Maliqi ka publikuar personin nga i cili është kërcënuar, behët fjalë për Xhengiz Ahmeti. Ky i fundit ka shkruar “çka e paske qafen për “
Imami bëri te ditur se rasti është lajmëruar në polici dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë.
Postimi i plotë:
“Të enjten e kam ripublikuar një pjesë të intervistës sime të dhënë për ATV, ku kam folur për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës.Me këtë rast, kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Qka e paske qafen per ”
Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje. Qentë e xhehnemit! Sa të mjerë që janë edhe në dunja!”