Ilir Meta bën homazhe në kompleksin memorial në Prekaz i shoqëruar nga Bekim Jashari

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron për vizitë në Kosovë dhe në prag të festës së 28 nëntorit, ai bëri homazhe dhe në kompleksin memorial në Prekaz, ku u shoqërua nga kryetari i Skenderajt,, Bekim Jashari.

 

Ja postimi i Kryetarit Bekim Jashari në “Facebook”:

 

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari.

Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Bashkë për historinë tonë të lavdishme!”

\RTV-Okarina\