Arben Asllani, personi që ishte zhdukur para dy vitesh, mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i tij në ujërat e lumit Lepenc.
Siç raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, trupi i pajetë deri në informatat e tashme është gjetur nga një banor i zonës, i cili e ka njoftuar edhe policinë.
Babai i të ndjerit, Beqir Asllani, nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucione për djalin e zhdukur, por ato dështuan në kërkimin e tij, duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm.
Beqir Asllani edhe kishte organizuar disa protesta me familjarët e tjerë të të zhdukurve.
Arben Asllanit ishte zhdukur para banesës së tij më 23.01.2019. Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi.
/RTV-Okarina/