I vdes vajza në rrethana të dyshimta në Skenderaj, detaje nga raportimi i nënës

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 19:16 në Skenderaj.

Nëna ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja.

Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion./Indeksonline/