Dy persona, njëri i mitur, janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Siç raporton policia, zyrtarët ishin në kryerje të detyrës kur u sulmuan dhe njërit prej tyre i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë.
\RTV-Okarina\