Ky është momenti tronditës kur një grua nga Kalifornia e lyen me benzinë një burrë teksa ai ulet në një park dhe i vë zjarrin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Patricia Castillo, 48 vjeçe, akuzohet se i vuri zjarrin burrit të enjten mbrëma në Sanger, afër Fresnos, rreth orës 21:00.
Ajo u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e saj 43-vjeçar, Leonard Hawkins, i cili akuzohet se i kishte siguruar benzinën.
Siç vënë në pah mediat, oficerët e Departamentit të Policisë Sanger u thirrën në park dhe e gjetën burrin me djegie të rënda në gjysmën e sipërme të trupit.
Në videon e mbikqyrjes së sulmit, Castillo mund të shihet teksa i afrohet burrit ndërsa ai ulet dhe më pas hedh benzinë mbi të.