I digjet makina pak para mesnatës, rasti mbetet nën hetim

 

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur që në kryeqytet, pak kohë para mesnatës është djegur një veturë.

Siç raporton PK në rrethana të panjohura një veturë është përfshirë nga zjarri, e për të ka raportuar një prishtinas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

 

 

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

/RTV-Okarina/