Drita u eliminua nga Feyenoordi pas disfatës 3-2 në rrethin e 2-të të Conference League.
Arbnor Muja pati një mundësi të shkëlqyer te rezultati 2-2 të shënonte për Dritën, por dështoi.
Mesfushori mitrovicas ka kërkuar falje pas ndeshjes.
“Të dashur Intelektualë dhe ju sportdashës, faleminderit për përkrahjen e juaj në qdo moment, iu jam falenderues gjithë jetën, desha të ju kerkoj falje per rastin e humbur, por ne eleminohemi me kokën lartë, ju premtoj një gjë, ky është vetëm fillimi.” ka shkruar Muja.
\RTV-Okarina\