Humb jetën aksidentalisht shqiptari në Itali

 

Një 44-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dje në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.

Mediat italiane shkruajnë se viktima ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë prerjes së pemëve.

 

 

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

 

\RTV-Okarina\