Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ritheksuar sot se PDK nuk do të votojë Vjosa Osmanin për presidente, madje nuk do të merr pjesë as në votim.
Hoxhaj tha se kjo çështje për PDK është temë e mbyllur.
“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike…”, tha ai.