Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë reagim të ashpër karshi Qeverisë Kurti, duke e cilësuar me prirje autoritare me qëllim kontrollimin e vullnetit politik, mediave dhe opinionit publik.
Një gjë e tillë sipas tij po ndodhë ndonëse rrodhi nga një proces zgjedhor demokratik dhe shembull për rajonin.
”Qeveritë me prirje autoritare synim dhe qëllim kanë kontrollimin e vullnetit politik, mediave dhe të opinionit publik. Fatkeqësisht, këtë manual po e zbaton me përpikmëri Qeveria Kurti II. Edhe pse e dalë nga një proces zgjedhor demokratik dhe shembull për rajonin, puna e parë që bëri Albin Kurti ishte nxitja e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Sot, ai shkarkoi edhe bordin e RTK-së, duke i dhënë edhe një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend. Atë që e kemi paralajmëruar si PDK edhe po ndodhë, dy gjëra do ta karakterizojnë këtë Qeveri: Mashtrimet politike në mungesë të një programi të mirëfilltë qeverisës dhe autoritarizmi, si e vetmja metodë të cilën ata e njohin.”
\RTV-Okarina\