Hoxhaj ka reaguar pas letrës së Biden: Aty ku është Amerika, është edhe Kosova!

Enver Hoxhaj, Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, përmes një postimi ka reaguar ndaj letrës së presidentit të ShBA-ve, Joe Biden që ia dërgoj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Hoxhaj në postimin e tij ka thënë se aty ku është Amerika, është edhe Kosova.

 

Ndërsa, në këtë letër, Biden i thotë Vuçiqit që duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në fund të dialogut.

Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Ngritja e Amerikës gjithmonë ka nënkuptuar ngritjen edhe të Kosovës. Prandaj, mbrotja dhe kultivimi i miqësisë me SHBA-në është jetike për Kosovën si shtet dhe shoqëri.

Jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që edhe njëherë përsëriti urgjencën e arritjes së marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse për njohje të ndërsjelltë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty ku është Amerika, është edhe Kosova

/RTV-OKARINA