Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit kishte premtuar makro-shengen shqiptar, që do ta bënte të mundur bashkëpunimin mës Kosovës e Shqipërisë me shpejtësi të re.
Por, sipas Hoxhajt, sot Shqipëria është më larg se kurrë, dhe ka raportet më të ftohura se anjëhereë më parë, ndërsa thotë se energjitë, vizionin dhe Qeverinë, Kurti e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Mini-schengenit.
“Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.
\RTV-Okarina\