Partia Demokratik e Kosovës e ka kritikuar plan programin e Qeverisë Kurti.
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kjo Qeveri deri në vitin 2025 nuk do të mund të kryej vaksinimin e popullatës.
“Deri në vitin 2025 nuk mund të kryeni vaksinimin e popullatës. Mandej as buxhetit për ekonomi nuk e keni përmendur fare. Nëse nuk do të zbatoni këtë plan ta sillni një plan tjetër. Kjo Qeveri me këtë plan nuk ka mendim as politik as ekonomik e as arsimor”, ka thënë Hoxhaj.