Hoxha Mjekiqi: Jasharët nuk janë veç histori, ata janë edhe vlera e historisë

Jasharët nuk janë veç familje që kanë gatuar lirinë tonë, ata janë zemra jonë e gjallë që rreh në gjoksin e historisë dhe shtetbërjes sonë. Takimi me njërin prej tyre na bën ta rikujtojmë secilin prej tyre, sepse degët gjithmonë duhet të na çojnë te rrënjët. Çdo ditë do të ishte asgjë nëse nuk do t’i jepte vlerë takimi me dikë. Sot, duke takuar gjeneralin Bashkim Jashari, dita mori vlerë të veçantë, ashtu siç është i veçantë vetë emri dhe mbiemri i tij. Urtësia thotë që fuqia pa vizion është padrejtësi e vizioni pa fuqi është krahëkëputur. Urojmë dhe lutemi që gjenerali ynë të dashur t’i prijë ushtrisë sonë me fuqi e vizion. Qoftë i ndritur rrugëtimi i tij fisnik! Me dashamirësi, Imam Behar Mjekiqi!