Hoti: Po bëjmë maksimumin që të përfillim masat anti-covid

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka folur para mediave për shkeljen e masave anti COVID-19 nga partitë politike nëpër tubime elektorale.

Hoti ka thënë se ai po del në terren për të takuar qytetarët, por që sipas tij tubimet po i bën me strukturat e LDK-së dhe të njëjtat po janë të mbyllura.

 

 

“Vërtetë jemi para fushatës. Unë jam duke dalë në terren për të takuar qytetarët.

Ato janë tubime me strukturat e LDK-së dhe të mbyllura.  Po bëjmë maksimumin që të përfillim masat antiCovid me maska dhe distanca”, ka thënë ai.

/RTV-Okarina/