Kryeministri në detyrë , Avdullah Hoti në mbledhjen e Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka përgëzuar punën e këtij komiteti duke thënë se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
Hoti tha se presin që për disa javë të arrijnë edhe vaksinat dhe të fillojë procesi i vaksinimit të qytetarëve.
“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie, për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe do të fillojmë vaksinimin masiv. Informatat që mora dje nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKSHPK-së, janë shumë inkurajuese edhe për përgatitjet teknike”, tha Hoti.
Kryeministri në detyrë pati edhe disa fjalë për ata të cilët kanë kritikuar mos arritjen e vaksinave, duke thënë se nuk kanë dashur të hyjnë në lojëra.
“Jemi kritiku edhe për vaksinën por kemi bërë të gjitha përgatitjet që vaksinën ta sjellim sipas standardeve të BE-së e jo të hyjmë në lojëra. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur vaksinat në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë”, tha Hoti.
Kryeministri tutje shtoi se janë rritur edhe kapacitetet testuese, ku tha se brenda ditës testohen mbi 3 mijë veta.
\RTV-Okarina\