“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit është një moment historik i cili është derivat i marrëveshjes së 4 shatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në një konferencë të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme.
“Me marrëveshje e sotme që derivon prej marrëveshjes së 4 shtatorit, më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë dhe dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Punëve te Jashtme për kryerjen e të gjitha punëve. Shfrytëzoj rastin të falenderoj dy administratat e Amerikës për arritjen e kësaj marrëveshje.
Me nënshkrimin e saj, shteti i Kosovës konsolidohet me miqtë dhe me Lindjen e Mesme, fal mbështetjen së jashtëzakonshme. Besoj se veprimi i sotëm tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë dhe i nxjerrë gabim të gjithë ata kritikë që nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje.
Ajo çka ka ndodhur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, krahas shkëmbimit të marrëdhënieve diplomatike, sot u nënshkruan edhe marrëveshje të tjera. Unë pres me padurim t’i presim në Prishtinë miqtë tanë Izraelit.“, tha ndër të tjera Hoti.
/RTV-Okarina/