Horoskopi ditor, e enjte 29 korrik 2021

 

Dashi
Dite e mbushur me te reja te këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do jete edhe me emocionuese nga me pare. Beqaret do jene gjithë kohës me nerva dhe nuk do preferojnë te kenë dike pranë. Me mire te qëndrojnë vetëm derisa t’iu ndryshoje humori. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju. Do i zgjidhni problemet dhe do jeni te qete.

Demi
Do jeni shume te ndjeshëm sot ndaj disa kritikave qe do ju beje partneri dhe do mërziteni tej mase. Kur te reflektoni me kujdes do e kuptoni se ne fakt ai çdo gjë e ka bere për te mirën tuaj. Beqaret do kenë njohje intresesante, por nuk duhet kurrsesi te nxitohen. Ne planin financiar do jete një dite me fat. Nuk do keni rritje te mëdha te të ardhurave, por te paktën ekuilibri do mbizotërojë.

 

 

Binjaket
Beni kujdes me xhelozinë e tepruar sot juve qe jeni ne një lidhje sepse ajo do ua shkatërrojë marrëdhënien ne çift. Problemet qe mund te lindin do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë plot mundësi për njohje te reja, kështu qe shume shpejt do e ndryshojnë statusin e tyre. Nëse me financat tregoheni te matur dhe te organizuar, nuk do keni asnjë lloj vështirësie me pas.

Gaforrja
Dite disi e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe gjithmonë do kërkoni te dale e juaja. Beqaret do mendojnë menjëherë një histori te bukur dashurie me personin qe do njohin. Financat do mbeten te kënaqshme sepse do i bëni mire llogarite para se te kryeni shpenzime.

Luani
Lidhja juaj me partnerin do marre një tjetër kuptim gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni me fort me njeritjetrin dhe çdo gjë do marre një tjetër pamje. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Nuk është dita e tyre më me fat kjo e sotmja. Ne planin financiar do bëni mire te mos rrezikoni shume duke shpenzuar me sy mbyllur.

 

 

Virgjeresha
Saturni do jete i pozicionuar mire sot ne planin tuaj sentimental. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe do i harroni përgjithmonë problemet e se shkuarës. Beqaret do mundohen gjate gjithë kohës ta gjejnë princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot. Dite e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për financat. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Peshorja
Me ne fund do flisni me hapur me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani me te fshehta. Çdo gjë ka për te qene me ndryshe nga me pare. Beqaret do ndihen gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do i pranojnë sa hap e mbyll sytë ftesat qe do ju bëhen. Financat nuk do jene problematike. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes qe t’i përmirësoni edhe me tepër ato.

Akrepi
Komunikimi ne çift nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite. Mund te keni edhe ndonjë debat apo mosmarrëveshje se bashku. Beqaret do merren me disa çështje te rëndësishme dhe nuk do kenë kohe qe t’ia kushtojnë jetës sentimentale. Gjendja e financave do përmirësohet fale bujarisë se disa familjareve tuaj. Mundohuni ta riorganizoni gjendjen qe te mos keni probleme me vone.

 

 

Shigjetari
Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume qe te mundeni sepse jo gjithmonë vijnë mundësi te tilla. Beqaret do ndihen te braktisur nga yjet dhe do e vuajnë tej mase vetminë dhe mund te mbyllen ne vetvete. Nëse doni t’i stabilizoni sa me pare financat duhet te pranoni ndihmën qe do iu japin disa te afërm.

Bricjapi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prandaj do ndiheni gjithë kohës mire. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do bien ne melankoli. Jupiteri nga ana tjetër do sjelle fat me shumice ne planin financiar. Do dilni nga situata delikate ku kishit rene.

 

 

Ujori
Klima do jete shume e ngrohte sot për jetën ne çift dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar. Problemet e se shkuarës do i lini mënjanë njëherë e mire. Beqaret do afrohen mjaft me një person dhe mund te mendojnë te krijojnë shpejt një lidhje me te. Ne planin financiar nuk duhet t’i bëni pa menduar sepse do keni probleme goxha serioze me vone.

Peshqit
Do keni divergjenca te shumta sot me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Here pas here do ju duket sikur asnjëherë gjerat nuk kane për t’u përmirësuar. Beqaret do ëndërrojnë gjate gjithë kohës për princin e kaltër, pa e ditur se ne fakt ai është shume pranë. Ne planin financiar nuk do keni aspak probleme, por nuk këshillohet te shpenzoni shuma te mëdha.