Historia e lavdishme e Gjashtë Lisave në Likoshan

Gjashtë lisat e Likoshanit janë një kompleks i trungjeve të gjinisë së dushqeve Quercus pubescensqë ndodhen në fshatin LikoshanDrenasitDrenicë. Ky kompleks botanik shquhet me vjetërsi dhe strukturë të veçantë dhe si i tillë paraqet një monument të rrallë natyror në Kosovë. Në gjuhën e folur popullore vendore, si mikrotopinim, ndryshe njihet edhe me emrin “Te Lisat Gjashtënjakë” për shkak se të gjashtë lisat dalin nga një rrënjë. Në vitin 2006 është marrë nën mbrojtje si monument i natyrës më karakter botanik me numër MN/031. [1] Ky kompleks ka vlera të veçanta natyrore, biologjike, edukative, arsimore dhe historike jo vetëm për Drenicën por për gjithë Kosovën dhe më gjerësisht. Në këtë vend më 28 shkurt të vitit 1998, në afërsi të këtyre trungjeve është zhvilluar beteja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK.

IMG_6066