Ish komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, e ka komentuar deklaratën e ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili tha që Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.
“Mungesa e ligjit për mbrojtje të vlerave të luftës lë këtë hapësirë për të krijuar këso aferash. Njerëzit duhet të ndërtojnë parime të cilat nuk duhet t’i shkelin kurrë”.
“Lufta dhe UÇK-ja ka qenë një vlerë e pakontestueshme, e cila i dedikohet historisë dhe nuk guxon të përdoret për konsum të brendshëm politik. Qenia ose jo pjesë e luftës është çështje teknike, e zgjidhshme dhe e kontrollueshme. Ne e kemi një situatë të krijuar nga vet Kurti, Thaçi Lushtaku, Selimi”.
Berisha në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se lidhur me këtë ka pasë dy mendime që ka qenë ose s’ka qenë Kurti luftëtar i UÇK-së.
\RTV-Okarina\