Kryediplomati gjerman, Heiko Mass sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, në orën 9 të mëngjesit, dhe pas bisedës, janë planifikuar deklarata për media, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit.
Kryediplomati gjerman ka arritur mbrëmë në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë. Ai në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakoviq, shkruan Tanjug.
Maas në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Tema të diskutimit ishin vaksinat antiCovid, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
\RTV-Okarina\