Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Haxhiu shprehu rëndësinë e mirëfunksionimit të Komisionit si dhe organizimit sa më të kompletuar të krejt procesi të cilit do t’i nënshtrohen juristët e rinj.
Ministrja Haxhiu ndër të tjera kërkoi nga të gjithë anëtarët që të jenë në nivelin e detyrës dhe gjithashtu, që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë të cilat iu janë besuar, duke kthyer kështu kredibilitetin dhe profesionalizimin në këtë proces.
Ndërsa Albert Zogaj shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që Komisioni të jetë në nivelin profesional gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie.
Ministria e Drejtësisë ndër të tjera njoftoi se do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës, ku shumë juristë do të kenë mundësinë që t’i nënshtrohen atij.
\RTV-Okarina\