Haxhiu takon qytetarët e Skenderajt, bisedojnë për ngritjen e çmimit të energjisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, sot ka takuar qytetarë të Skenderajt, në sheshin e qytetit “Adem Jashari, për të diskutuar vendimin e fundit të Qeverisë dhe ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë.

Me këtë rast qytetarët e Skenderajt shprehen shqetësimin e tyre për rritjen e çmimit të energjisë dhe kërkuan nga deputeti Haxhiu që të vazhdojë të shprehë kundërshtimin e tij ndaj vendimeve të tilla të cilat prekin direkt xhepin e qytetarëve dhe varferojnë edhe me tepër popullin tonë.

Haxhiu garantoj qytetarët që do të përdor çdo mekanizëm të tij dhe të opozitës për të anuluar këtë vendim aspak demokratik./ RTV Okarina/