Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur sërish temën projektligjit për trustin, duke kritikuar kryministrin Kurtin si të pa përvojë.
“Keni dështu për të votu një kërkesë të qytetarëve siç është trusti, për shkak të krizës ekonimike duke parë mos votimin në kuvend qytetarët po organizohen shesheve për t’i mbledhur nënshkrimet për t’a sjellë sërish në kuvend projektligjin për trustin”.
Haxhiu ka ironizuar me Kurtin pasi ky i fundit seancën e fundit të kuvendit tha se nuk mundet që projektligjin në kuvend t’a sjellë një fizioterapeut.
“Mashtrimet që u mundua t’i bëj inxhinier Kurti, parmet që i shet për të tjerët ndersa i shkelë vet ju, por inxhinier Kurti nuk e dinë se komisionin për legjislacion në kuvendin e kosovës nga partia e tij nuk e udhëheq një jurist por një deputet me shkenca politike, kryetari i komisionit për bujqësi e udhëheq një deputete me letërsi, kryetar i komisionit për politik të jashtme është një inxhinier por kryeministrin e pengonte që një deputet me pesë mandate t’a propozonte projektligjin për trustin.
Haxhiu tutje pati një kërkesë për Qeverinë Kurti që të inicoj ligjin e pagave duke thënë se në këtë krizë është i domosdoshë.
“Kam një kërkesë për qeverinë që të kthej kokën nga qytetari, rritja e lartë e çmimeve, populli po varfërohet kurse shteti dhe pushtetarët po pasurohen, me këto çmime të larta me këto paga nuk mund të kalohet kriza, ligji i pageve është i domosdoshëm”, ka thënë Haxhiu.