Haxhiu: Nga sot, nis epoka e re në Kosovë / Vettingu për krerët e sistemit të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë mbajtur konferencë për media. Tema kryesore e kësaj konference ishte në lidhje me Komisionin e Venecias për Vettingun.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dha detaje shtesë.

“Kemi marrë dritën e gjelbërt për procesin e vetingut. Komisioni do ta ketë një mekanizëm të jashtëm. Problemet e shumta në procesin e drejtësisë, stërgjatja e gjykimeve, nepotizmi, përzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit…, janë konstatuar nga Komisioni i Venecias. Sipas tyre, reformimi tërsor për sistemin gjyqsor është i nevojshëm”, u shpreh Haxhiu.

Kujtojmë se Komisioni Evropian për Demokraci, përmes Ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias, ka mbështetur draft-dokumentin për vetingun të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Të gjithë anëtarët e Komisionit të Venecias me opinionet e tyre i hapin rrugë dërgimit të Ligjit të vetingun për votim në Parlamentin e Kosovës me ndryshime kushtetuese.