Haxhiu i zhgënjyer në Presidencën e Kosovës

Përmes një postimi në llogranë e tij në “facebook” deputeti Bekim Haxhiu, e ka përkujtuar Maskarën e Reçakut, por dhe ka shprehur një zhgënjim drejt presidencës.

“Në ketë̈ përvjetor ndjehen të zhgënjyer edhe me Presidencën e Kosovës që nuk e pa të udhës të organizojë ndonjë̈ aktivitet simbolik në shënim të Masakrës së Reçakut. E kur presidentja e anashkalon një nga masakrat që thirri ndërgjegjen ndërkombëtare se në Kosovë ndodhi gjenocid i pamëshirshëm,  çfarë mund të presim nga ata që e mohojnë ketë̈ masakër” shkroi ai

Postimi i plotë

Sot behën 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më çnjerëzore mbi popullatën civile shqiptare, në fshatin Reçak të Shtimes.

Masakra e Reçakut është gurthemeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është dhimbja dhe ndërgjegjja që ende pret drejtësi.

Në këtë̈ përvjetor dhimbjen e kanë edhe më të madhe reçakasit, pas mohimit të masakrës  nga Serbia, duke u munduar ta barazojnë viktimën me agresorin.

Në ketë̈ përvjetor ndjehen të zhgënjyer edhe me Presidencën e Kosovës që nuk e pa të udhës të organizojë ndonjë̈ aktivitet simbolik në shënim të Masakrës së Reçakut. E kur presidentja e anashkalon një nga masakrat që thirri ndërgjegjen ndërkombëtare se në Kosovë ndodhi gjenocid i pamëshirshëm,  çfarë mund të presim nga ata që e mohojnë ketë̈ masakër.

Lufta e UÇK-së ishte kundërpërgjigje ndaj regjimit kriminal të Millosheviçit, ishte luftë e drejtë për Liri!

#LiriaKaEmër#UÇK

/RTV-OKARINA