Sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, në emër të Grupi Parlamentar të PDK-së si propozues i Projektligjit për Trustin, prezantova këtë projektligji i cili mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Fondi Pensional.
Në Komision votat ishin 5 pro dhe 5 kundër dhe një abstenim.
Pavarësisht se në Komision votat e deputetëve ishin 50% me 50% është hapur rruga që Projektligji për Trustin të shqyrtohet në seancë të Kuvendit të Kosovës.
Sot u vërtetua se prolongimi i shqyrtimit të Projektligjit për Trustin në Komision Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar këtë kërkesë të qytetarëve.
Uroj që ky presion mos të ndodhë në seancën e Kuvendit dhe deputetët të lihen të lirë në vendimmarrje, të votojnë me integritet Pro kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e deri 30% të Trustit, të votojnë pro Projektligjit për Trustin.
Shprehi shqetësimin tim për trajtimin që i bënë deputetët e pozitës kësaj çështje aq imediate dhe e mirëqenë për qytetarët duke votuar kundër këtij propozimi në Komision.
Por, shpresoj shumë që deputetët e pozitës të reflektojnë dhe të votojnë Pro në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka shkruar deputeti Bekim Haxhiu.