Haradinaj-Stublla: Kosova është e gatshme për dialog me epilog

Ministrja në detyrë e Puënve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim të Dërguarin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin, Arne Sannes Bjørnstad dhe Ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl.

Ajo ka thënë duke qenë se ambasadori Bjørnstad është njohës i çështjeve të Ballkanit dhe raportit të ndërlikuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, kanë diskutuar gjerë e gjatë në lidhje me këtë çështje.

 

 

“Kosova për më shumë së një dekadë, ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog, por pa epilog. Tani, Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë të afat sa më të shkurtër – që të ndodhë njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues, dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundimisht të hyjnë në agjendën euro-integruese. Ky ishte mesazhi që përcolla sot, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të respektuar një agjendë të definuar të dialogut në aspektin kohor, nën lidershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në, gjithnjë duke ruajtur tri parimet e panegociueshme të Kosovës: integritetin territorial, rendin Kushtetues, dhe karakterin unitar të vendit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.