Haradinaj: Secilën ditë të qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Gjakovës, Drenasit, Rahovecit, Obliqit dhe Vitisë me rastin e Ditës së Çlirimit.

Haradindaj ka shkruar se në secilën ditë të qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave, nderojmë sakrificën dhe falënderojmë të gjithë ata që ishin përkrah kombit shqiptar, në përpjekjet titanike për liri e çlirim.

 

 

Postimi i plotë:

Qytetarë të Drenasit, Gjakovës, Rahovecit, Obiliqit dhe Vitisë, urime Dita e Çlirimit!
Në secilën ditë të Qershorit, shënojmë realizimin e ëndrrës së shumë brezave, nderojmë sakrificën dhe falënderojmë të gjithë ata që ishin përkrah kombit shqiptar, në përpjekjet titanike për liri e çlirim.
Sot kujtojmë trimërinë dhe guximin e luftëtarëve të brigadave 114 “Fehmi Lladrovci”, 124 “Gani Paçarizi”, 132 “Myrtë Zeneli”, 134 “Bedri Shala”,137 “Gjakova”, 138 “Agim Ramadani” dhe 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Shumë nga ta, përjetuan ditën e lirisë, triumfues dhe krenarë, e shumë të tjerë, u përjetësuan në betejat që i dhanë fund okupimit të egër.
Urime!