Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar 2 korrikun përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se kjo datë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike.
“Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë.
Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”.
2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj.
\RTV-Okarina\