Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.
Ai përmes një postimi në rrjetin social tha që liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme.
“Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira. Shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual”.
“Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.