Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të heronjve të familjes Jashari.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Prekazin si tempull të lirisë.
“Në tempullin e lirisë, në Prekaz, sot nderova heronjtë e familjes së madhe Jashari. Idealet tona të përbashkëta që na bënë NJË dikur, na lanë trashëgimi dhe amanet që vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe faktor kyç në rajon”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se të tilla familje si ajo Jasharaj, rrallë herë i sjellë koha.
“Familje të tilla, rrallë na sjellë koha! Ua kemi borxh t’a jetësojmë betimin e dhënë”, është shprehur Haradinaj.
Në tempullin e lirisë, në Prekaz, sot nderova heronjtë e familjes së madhe Jashari.
Idealet tona të përbashkëta që na…
Posted by Ramush Haradinaj on E enjte, 4 Shkurt 2021