Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj derisa po zhvillohet Epopeja e Dukagjinit, iu është drejtuar të pranishmëve me fjalët se simbol i Kosovës është vet populli i saj. Ai përmes një deklarate të bërë në këtë manifestim, ia ktheu presidentit serb Aleksander Vuçiq në lidhje me tentimin e tij për të bërë harten e Kosovës me simbolet e tyre, të cilit i tha se do të marr këtë përgjigje.
“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre, ju themi se simbol i kësaj toke është populli që jetonë këtu, ai popull i cili ndonëse mbi 1 milionë u larguan nga shtëpitë e veta, u kthye sërish në gërmadha. Pra askush mos të provon me nëpërkëmbë Kosovën, Kosova ka histori të gjatë, Kosova edhe mijëra vjet do të jetë e popullit të vet, të atyre që jem”, tha Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se nëse Kosova nuk merr vendin që i takon në OKB dhe NATO, ata nuk do të mbesin të vetëm.
“Ndërsa nëse nuk ka bahet vendi i merituar në OKB dhe Nato, ne nuk mbesim vetëm, nuk mbesim pa familje, ne jemi kombi shqiptar”, tha Haradinaj.
/RTV-OKARINA/