Haradinaj në Prekaz përmend bashkimin me Shqipërinë

Më rastin e  13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Prekaz.

Pas homazheve, Haradinaj , tha se janë këtu për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Haradinaj nga atje deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrimin evroatlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrimin evroatlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.