Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kujton të rënët e Rugovës në Prillin e vitit 1999, në 22 vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj tha se me 19 Prill 1999, Brigada 136 ‘Rugova’ e Zonës Operative të Dukagjinit, po përballej me ofensivë të gjerë të armikut.
“‘Në luftë për jetë a vdekje, luftëtarët e lirisë, po vazhdonin përpjekjet për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të plagosur’.
Ai tha se po atë ditë do vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore, kur të rinjtë e SHBA-së bashkuan pushkët e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
‘Po atë ditë, do të vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore. Të nisur nga përtej Atlantikut, të rinj e të reja braktisën jetën e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, për të bashkuar pushkët e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’.
‘Sot kujtojmë të rënët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur, të prirë nga Komandanti Selman Lajçi. Kujtojmë sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Ata janë tregimi më i mirë për luftëtarin shqiptar ndër breza. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj.
/RTV-Okarina/