Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përshëndetur emërimin e Dr. Rifat Latifit në postin e ministrit të Shëndetësisë dhe i ka uruar sukses atij.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shpërndarë një fotografi me tashmë ministrin e Shëndetësisë.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
\RTV-Okarina\