Haradinaj deklaron që çmimet e energjisë elektike do të rriten deri në 40%

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka thirrur një konferencë për media në selinë e partisë.

Gjatë  konferencës për media të mbajtur në selinë e AAK-së, Haradinaj ka folur për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

“Këtë takim me juve e kam ftuar lidhur me një temë që unë e mendoj të rëndësishme që dëshiroj meqë jemi ende në kohë të ndërmerren vendimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimeve të energjisë. Me licencimin e më shumë operatorëve, tani iu është mundësua operatorëve me e përcaktuar çmimin”, ka thënë ai.

 

 

Haradinaj ka deklaruar se çmimet e energjisë po planifikohet të ngritën deri në 40%.

“Fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrial, veçanërisht kompanit përpunuese dhe prodhuese, sepse ato shfrytëzojnë më shumë, por njëkohësisht në një të ardhme të afërt të gjitha familjet tona në një kohë ku edhe ekonomia ka vështirësi të mëdha, kur kompanitë janë në vështirësi të mëdha po humben edhe vende pune, kur investitorët poashtu kanë vështirësi të operimit, pra fshehurazi me ndodh kjo rritje e çmimit të energjisë”, shtoi ai

/RTV-Okarina/