Haradinaj: Ashtu siç i gjetët milionat për rrymën në veri, gjeni edhe për mjekë, policë e pensionistë

 

Haradinaj tha se nuk ka shumë kohë që kjo qeveri është në pushtet dhe se po mundohen të dalin nga situata me lojë fjalësh ose me retorikë manipulative mos me hy në substancë.

Më tej ai tha se është e vërtetë se shtesat kanë qenë tre mujore, por se një qeveri e ka konstatu se është një krizë, ju keni pas mundësi me vazhdu me thënë se është ende krizë por ju menduat se nuk ka nevojë më për shtesa, të gjithë janë befasuar tha Haradinaj sepse ju keni ardhur me premtime sociale dhe është ka qenë dashur që të vazhdoni me dhënien e shtesave.

 

 

Haradinaj tutje tha se nuk mund të ikni nga e vërteta me metoda retorike manipulative sepse nëse këto gjëra ju kanë ecur sa keni qenë në opozitë tani më nuk ju ecin si qeveri.
“Liburn Aliu është duke e vjedhë Kosovën në mënyrën më të keqe të mundshme, ai ka ndal një tender 40 milionësh për tre vite dhe ka shpall një tender 20 milionësh për një vit dhe del e i thotë Kosovës po u’a shpëtojë paratë, jo jeni duke i vjedhë paratë zotni”

“Kur keni ardhë ju nuk keni pas guxim me u’a bërë shtesat pensionistëve, u’a keni largu 30 euro dhe u’a keni shtu 10, keni mendu se e menaxhoni gjendjen u’a keni largu shtesat mjekëve, policëve, nuk jeni kërkun duke punu për ligjin e pagave, një ligj që i rregullon këto tema dhe çfarë është më e keqja nuk keni fare koncept ekonomik”.

Tutje Haradinaj tha se kjo qeveri e ka ngulfat sektorin ekonomik dhe se sot sektori privat është në gjendje lufte shkaku i kesaj qeverie.

 

 

Ai drejtoi pyetje qeverisë se ku qëndron problemi aq i madh që kjo qeveri nuk po mundet me nënshkru një kontratë për vaksinat, por që nëse kjo vaksinë sigurohet edhe ekonomia do të rregullohet.

“Ju lutem se buxhet keni, se si u gjetën paratë për të paguar energjinë në veri 11 milion euro, gjeni para edhe për mjek, policë e pensionistë” tha në fund Haradinaj.