Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot zyrtarisht është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.
Ky është dhe konkursi më i madh që është hapur deri tani nga FSK-ja.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj gjatë një konference për media.
\RTV-Okarina\